Stipe Mesic vizitoi FFK-në, premton mbështetje për futbollin e Kosovës

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ka vizituar FFK-në ku është takuar me kryetarin, Fadil Vokrri.

Mesic falënderoi Vokrrin për pritjen, ndërsa premtoi mbështetje për futbollin e Kosovës.

Ai mori fanellën e Kosovës me numrin 9 nga Fadil Vokrri dhe me mbishkrimin “Stipe Mesiç”, shkruan Gazetaolle.com.

Mesiç, ndër të tjera tha se nuk e ka shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë, por vetëm golat që u shënuan. /Olle

vokrri 4545