Derbi drenicas i takon Feronikelit

Derbi drenicas mes Feronikelit dhe Drenicës, i ka takuar të parës. Feronikeli triumfoi në “Rexhep Rexhepi” 1:0, falë golit të Albutrint Morinës.

Mesfushori gjakovar shënoi në minutën 77. Ndeshja u karakterizua me raste të mira, sidomos në fillim të takimit.

 

Feronikeli – Drenica 1:0

90+4′ Mbyllet ndeshja, Feronikeli fiton 1:0.

77′ GOL – Feronikeli gjen rrugën e golit. Autor Albutrint Morina.

– Ka filluar pjesa e dytë.

– Mbyllet pjesa e parë. Ndeshje e baraspeshuar.

15′ Yll Hoxha i Feronikelit godet transverzalen

3′ Genc Hamiti kalon edhe portierin, por gjuan mbi portë

– Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Shala, Haliti, Prekazi, Dabiqaj, Elshani, Thaqi, Arifaj, Hamed Kone, Hoxha, Morina. Trajner: Ismet Munishi

Drenica: Neziri, Lushtaku, Bejta, Geci, Sykaj, Gashi, Thaqi, Tahiri, Hamiti, Dajaku, Abazi. Trajner: Sadat Pajaziti.

Gjyqtarë: Mathheë Degabriel, Theodore Zammit, Duncan Spencer, Sandro Spiter (Malta)

protokolli