ZYRTARE: Kombëtarja e basketbollit prezanton trajnerin e ri

Federata e Basketbollit e Kosovës sot në një konferencë për shtyp ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares.

Greku, Christos Marmarios ka marr drejtimin e ekipit Kombëtare Dardan, shkruan Gazeta Olle.

Kosova, me 20 shkurt si vendas do të luajë ndeshjen e parë ndaj Islandës, kurse pas tri dite do të jemi mysafirë të Luksemburgut, andaj për Marmarios, këto do të jenë dy sfidat e para nën drejtimin e Kosovës.

Trajneri i sapo emëruar, Christos Marmarios ka ftuar 17 basketbollistë.

Nga basketbollistët e huaj që luajnë te Kosova, është i ftuar vetëm qendra, Shawn Jones, kurse vërehet mungesa e madhe e  top-lojtarit Lis Shoshi që vazhdon të jetë ende i lënduar.

Më poshtë lista  plotë: