Zyrtare: Kastriot Rexha vazhdon me Besën

Kastriot Rexha do të mbetet në skuadrën e Besës. Sulmuesi prishtinas e ka vazhduar kontratën me klubin pejan edhe për një vit.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtari i klubit, Shkumbin Gashi.

“Kemi arritur marrëveshje me Rexhën edhe për një vit. Ai ka treguar paraqitje pozitive dhe ne jemi të kënaqur me të”, deklaroi Gashi për “GazetaOlle.com”.

Kryesia e klubit pejan vazhdon punën e palodhshme për të krijuar një skuadër të fortë vitin e ardhshëm, pasi që ditë më parë zyrtarizuan edhe ardhjen e Gani Sejdiut.