Visar Bekaj konfirmon gjithçka: Jam i Hoffenheimit

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj e ka konfirmuar lajmin e GazetaOlle të publikuar dy javë më parë.

Tashmë ish-gardiani i Prishtinës pritet të transferohet në Bundesligës, shkruan GazetaOlle.

“Po pres që të nënshkruaj kontratën në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Çështja është e kryer, do të jem pjesë e Hoffenheimit” i deklaroi Bekaj Indeksonline.

22- vjeçari është rritur si portier i Prishtinës, duke mbrojtur ngjyrat ‘bardhë e kaltër’ që nga viti 2014.

Kujtojmë se Bekaj kishte debutuar te Prishtina në ndeshjen e ‘lloqit’ ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.