Turneu i futbollit për grupmosha “Ulpiana 2016”

Nga data 18 qershor deri më 19 korrik-2016 do të zhvillohet  turneu tashmë tradicional i futbollit me afër 200 ekipe pjesëmarrëse nga  Kosova, Shqipëria ,Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, me grupmoshat e reja:U11,U13,U15 dhe U17.

Nga data 18 deri më 24 qershor do të marrin pjesë 26 ekipe me parafatosë dhe 26 ekipe me fatosë (2005/2006 dhe 2003/2004).

Nga 25 qershori  deri më 1 korrik do të marrin pjesë 28 ekipe me parafatosë dhe 28 ekipe me fatosë po ashtu të gjeneratës  2005/2006 dhe 2003/2004.

Më datë 06 deri më 12 korrik do të marrin pjesë 24 ekipe me pionierë dhe 16 ekipe me kadetë 2001/2002 përkatësisht 1999/2000.

Dhe nga  data 13 deri më 19 korrik po ashtu me gjeneratat 2001/2002 dhe 1999/2000 do të marrin pjesë 24 ekipe me pionierë dhe 16 ekipe me kadetë.

Ndeshjet do të zhvillohen në dy fusha: në Kavajë,në fushë sintetike dhe në Golem,në fushën e hotelit,,Ulpianës’ dhe ekipet garat i zhvillojnë të ndarë në grupe.

Turneu organizohet nga stafi i hotel,,Ulpianës”në Golem te Durrësit me organizator:Bekim Kryeziu-pronar i hotel,,Ulpianës” dhe Fadil Berisha trajner me liçencë zviceriane,nga Peja!

Organizatori si gjithëherë organizon transportin Kosovë-Shqipëri vajtje-ardhje,akomodimin në hotel me pansion të plotë dhe zhvillimin e garave ne futboll me grupmoshat  perkatëse.

Turneu përveq garave ne futboll ka karakter  socializimi ne mes fëmijëve dhe trajnerëve,te shoqëruara me lojëra dhe aktivitete të tjera zbavitëse si dhe plazh në bregdetin e Golemit.

golem

golem2

golem3