Tragjedi në Maqedoni: Basketbollisti amerikan vdes në stërvitjen e parë

 Basketbollisti amerikan Cameron Moore, ka ndërruar jetë mbrëmë në Maqedoni, pas vetëm një stërvitje të kryer me klubin e Ohrit.

Lajmin tragjik e ka bërë të ditur klubi maqedonas, duke theksuar se basketbollisti ishte duke kryer seancën stërvitore, të parën për të në fitnes, raporton Gazeta Olle.

Këtë verë ai kishte kryer me sukses testet mjekësore, dhe llogaritej përforcimi më i madh i Ohrit. 26-vjeçari u transferua nga klubi italian, Caserta.

 

Loading...