Super-yjet e Barcelonës dhe Realit që kishin ëndërruar për të luajtur për skuadrën rivale

Si fëmijë dëshironin të luanin për Barcelonën dhe Real Madridin, por tani veshin fanellën e kundërshtarit të skuadrës të cilën gjithmonë e kishin ëndërruar.

Para El Clasicos, mediat spanjolle kanë sjellë një listë me futbollistët që do të donin të luanin për fanellën tjetër sot në ora 16:15, shkruan “GazetaOlle.com”.

Në këtë përzgjedhje ka më shumë futbollistë të Realit që kanë dashur të luajnë për katalunasit, por emri i madh është pikërisht nga tabori i Barcelonës, e ai është Andres Iniesta.

1. Luca Modric

Kroati ishte shumë afër nënshkrimit me Barcelonën, madje e bëri edhe një foto me fanellën e ekipit katalunas. Ai tha se ishte gati për të realizuar ëndrrën, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Klubi i tij i dashur ka qenë Barcelona, ndërsa futbollisti Francesco Totti.

ZFrKU

2. Isco

Mesfushori i Malagas ishte publikisht tifoz i Barcelonës. Ai madje u fotografua me fanellën e klubit katalunas. Ai ishte shumë afër blaugranave, por nuk ra dakord për të nënshkruar për Barcelonën B. Më pas kaloi te Reali dhe bëri historinë. Por duhet theksuar që Barcelona ka kthyer interesimin për të, pasi që nuk po kalon kohëra të mira në “Santiago Bernabeu”.

Isco

3. Karim Benzema

Në mars të viti 2009, ai iu përgjigj një tifozi për të nënshkruar fanellën e Barcelonës. Ai u përgjigj qartë: “Edhe unë e dua këtë fanellë”. Më pas Florentino Perez e transferoi atë nga Lyoni.

benzema1

4. Marco Asensio

“Sa e madhe është Barcelona”. Ky ishte statusi i tij në Twitter, pas fitores së Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United. Ai gjithashtu e festoi triumfin e Leo Messit ndaj Cristiano Ronaldos për Topin e Artë. Sot është një yll premtues i Realit.

asensio_1472062286-214775

5. Andres Iniesta

Kapiteni i Barcelonës më parë kishte konfirmuar publikisht që është një tifoz i Real Madridit. Këtë deklaratë Iniesta e kishte dhënë sa ishte në shkollën e futbollit të Barcelonës. Tani është një nga legjendat më të mëdha në historinë e klubit.

Iniesta

6. Neymar

Braziliani dëshironte ta përmbushte ëndrrën e tij kur ishte 14-vjeçar, por Reali refuzoi të paguaj 60 mijë euro për transferimin e tij. Më pas Barcelona e mroi nga Santos dhe sot luan në “Camp Nou”.

Neymar