Stadiumi ‘Ibrahim Kurteshi’, në mëshirë të fatit

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit në edicionin e ri pritet të luan në Ligën e Parë të Kosovës.

‘Tigrat’ edhe këtë vit priten të luajnë në stadiumin e tyre, “Ibrahim Kurteshi”, shkruan GazetaOlle.com.

Por ky stadium ka gjendje jashtëzakonisht të rëndë, dhe pothuajse nuk plotëson as një kriter për ndeshje.

Tashmë ka vite që është premtuar ndërtimi i tribunave por edhe pjesës tjetër përcjellëse por deri më tani aty asgjë nuk është bërë.

Madje tifozët e Vllaznisë, Tigrat, kanë ngritur zërin në shumë raste, por që nuk është  marrur parasysh nga askush.

Kujtojmë se dy vite më parë Vllaznia ishte pjesë e Superligës, dhe nuk kishte mundur as një ndeshje ta luante në fushë të vetë.

Ndërsa tifozët e Vëllaznis detyroheshin të bënin kilometra të tëra sa në Gjilan e sa në Ferizaj për të shikuar skuadrën e tyre të qytetit./Gazetaolle