Shima zbulon synimet me Tiranën

Basketbollisti shqiptar, Gerti Shima, po kalon formë të mirë edhe në kampionatin shqiptar me skuadrën e tij të zemrës Tirana. Ai u rikthye pas shumë vitesh në basketbollin shqiptar me synim të ndihmojë ekipin e tij të fitoj trofe.

Shima në një prononcim për GazetaOlle.com, thotë se në ekipin e tij aktualisht gjërat janë duke shkuar shumë mirë.

“Gjërat me Tiranë janë duke shkuar mirë dhe mund të them se po ndjekin një politikë ku baza janë lojtarët vendor pa lënë prapa edhe të huajt që sjellin eksperiencën e vet”, u shpreh fillimisht Shima.

Ish-basketbollisti i shumë skuadrave të njohura kosovare, foli edhe për synimet në Ligën Ballkanike, me Tiranën.

“Sa i përket kualifikimit në BIBL, e kemi në dorë vet duke pas parasysh që luajmë me Sokolin në Tiranë, dhe ajo ndeshje është direkte për kualifikim. Besoj se kemi kohë ta përgatitim atë ndeshje”, përfundoi Shima.

Sa i përket rikthimit në kampionatin e Kosovës, sërish Shima, nuk ka dashur të flas rreth kësaj teme. /GazetaOlle.com

Loading...