Rrëfim special për Gazeta Olle nga ikona e basketbollit, Artan Mehmeti

Duke bërë karrierë në një kohë të vështirë, duke luajtur madje vetëm sa për ta mbajtur gjallë sportin e baskebollit, Artan Mehmeti, është një nga ikonat e këtij sporti në Mitrovicë por edhe në Kosovë.

Shumë vite veshur fanellën e Trepçës, por edhe disa skuadrave tjera, për Mehmetin janë një kohë e artë e kaluar gjatë karrierës së tij.

Në një rrëfim special për gazetën, Mehmeti tha se loja e basketbollit aktiv po i mungon, panvarsisht se ende vazhdon të ushtrojë zehen e trajnerit në këtë sport.

“Puna ime aktuale është si trener i gjeneratave të reja. Kam shkollë të basketbollit dhe punojm së bashku me Bujar Begun”, tha fillimisht Mehmeti për Gazeta Olle.

“Kam lujatur në disa skuadra mbrenda dhe jasht Kosovês. Në secilën klub kam memorje te paharruara, por kur permnendet koha në klubit e qytetit tim më dridhet trupi”, shtoi ai.

“Më mungojn stërvitjet dy here në ditë, më mungon adrenalina gjatë vikendeve para ndeshjeve. Më mungojn derbit, më mungon gjethçka rreth basketbollit aktiv”, vazhdoi ai.

Mehmeti: Në vitet e para pas lufte kishte dukshëm lojtarë më cilësor

Sipas plejmejkerit mitrovicas, gjatë gjashtë viteve të para të pas lufte, basktebolli kosovar kishte basktebollistë që paguheshin sa 10 herë lojtarët aktual.

Nuk thënë se në atë kohë kishte basketbollist që kishin luajtur edhe në ligat shumë të forta, e që kishin shkelur palestrat e basketbollit kosovar, në skuadrat tona.

“Në atë kohë ka pasur shumë lojtar kualitativ dhe të shtrejt të cilët me cilësin e tyre kanë bë diferencën në kualitet. Poashtu klubet kanë qenderu bukur mirë financiarisht dhe kjo është një ndër arsyet kryesore”, tha ai.

“Mendoj që në Kosovë kanë luajtur shumë lojtar kualitativ. Lojtar qe janë pagu sa 10 fishi sa paguhen shumica e lojtarëve të huaj tani. Unë mendoj që Samir Shaptahovic dhe James Scott kanë qenë lojtaret qe mua me shumë me kanë pëlqy”, tha tutje Mehmet.

Mehmeti: Kombëtarja pa lojtarë të mjaftushëm cilësor, Liga Ballkanike pa ndonjë kualitet, kam mallë të shohë lojtar qe janë “vrasës”

Tutje, ish basketbollisti i Mabetex-it, skuadër kjo që për dy vite kishte bërë bujë të madhe në basketbollin kosovar, duke sjellë edhe basketbollist të nivelit shumë të lartë, tha se në Kombëtaren e Kosovës, për fat tëkeq nuk ka lojtarë të mjaftushëm cilësor.

Kombëtarja: Pyetje e vështirë. Mendoj që të gjithë lojtarët tanë luajn mish dhe shpirt çdo lojë, mundohen ta japin maximumin secili prej tyre, por fatkeqesisht nuk kemi shumë lojtar kualitativ në roster duke perjashtuar 2-3 lojtar.

Liga Ballkanike: Është ligë private pa ndonjë kualiteti dhe rëndësie mbrenda saj. Mendoj që kurreshtja e klubeve tona për të qenë pjesë e saj ka qenë nxitje për me luajt në këtë ligë perndryshe jo gjitha ekipet luajn me rosteret e tyre me të forta.

E ardhmja: Janë disa lojtar qe me pelqejn por gjithësesi mendoj që ata duhet punuar edhe me shumë drejt sukseseve të tyre. Mendoj që lojtaret e ri qe kemi janë me shumë të fokusuar dhe mêsuar të lujan mbrojtje. Kam mallë të shohë lojtar qe janë “vrasës” të paparashikushëm në sulm duke e tmerru ekipën kundershtare me shut, depertime dhe asistime.

Për fund, i pyetur se kë e sheh si derbin më të madh të basketbollit kosovar, atë Trepça – Prishtina, derbi ky i 10 viteve të para të pas luftës, apo Peja – Prishtina, i dekadës së dytë të shekullit 21, Mehmeti kishte një përgjigje mjaft diplomatike, duke thënë se gjatë kohës kur ai luante, derbi ishte ai në mes të Trepçës dhe Prishtinës, por në kohën e sotme, ndeshja derbi është bartur në mes të Pejës dhe Prishtinës.

Kujtojmë, Mehmeti kishte përfunduar karrierën në vitin 2008, por vazhdon të mbetet nga lojtarët më të mirë që ka pasur Kosova./Valdrin Ibishi – Gazeta Olle