Presidenti i Federatës Malazeze: Ai më tha, unë ju tradhtova

Padyshim që ndeshja e Kosovës me Malin e Zi sjelli shumë të papritura.

Tashmë presidenti i Federatës Malazeze, Dejan Saviceviç ka folur për ngjarjen e turpshme që shkaktuanë trajneri serb dhe disa futbollistë me prejardhje serbe, përcjell GazetaOlle.com.

Saviceviç tregon se nuk ka përdorur fjalë të ashpra ndaj trajnerit të deri atëhershëm të tyre, Tumbakoviç.

“Shmanga çdo fjalë të ashpër ndaj tij, mbase ndeshjes, kur u ndamë. Doja të evitoja çdo bisedë me të, sepse e njoh veten. Në atë takim, ai pothuajse qau. Ai më tha, unë ju tradhtova”.

Kujtojmë se në ndeshjen Mali i Zi (1:1) Kosova, kishin refuzuar të luanin disa futbollistë me prejardhje serbe, ndërsa edhe skuadrën nuk e kishte drejtuar trajneri serb, Zvezdan Terziç.