Për Krasniqin  Hajvalia kampion, Gjonbalaj lavdëron talentin e Llapit

Trajneri Malësor Gjonbalaj, ka vlerësuar lart organizimin që po e bëjnë klubet, sidomos kampioni në fuqi Feronikeli.

Sipas tij, Feronikeli është organizuar mirë në kryesi dhe në infrastrukturë, për çka po bëhet gati për Evropë.

Gjatë emisionit Arena në Tribuna Channel ai vlerësoi lart edhe Hajvalisë, derisa për Prishtinën tha se duhet të riorganizohet që nga stinori i ardhshëm, në mënyrë që të mos vije më në këtë situatë.

Ndërkohë, komentatori i mirënjohur, Milaim Krasniqi deklaroi se Hajvalia është në përparësi para Feronikelit për t’u bërë kampion.

“Hajvalia ka lojtarë me përvojë dhe shumë kampion në radhët e veta, prandaj i japë përparësi”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se ka mbetur i befasuar me Besën e Pejës, nga e cila ka pritur më shumë.

Ndërsa, ai ashtu edhe Gjonbalaj kanë mbetur të mahnitur me talentët e Llapit, dhe veçanërisht lavdëruan mesfushorin Hamdi Namani. /Olle