Një super formacion me lojtarë që janë të lirë në Superligë (FOTO)

Tashmë skuadrat e Superligës kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Disa kanë filluar përforcimet e disa janë ende në gjumë të thellë.

Gazetaolle ua sjell disa emra që janë pa kontratë dhe mund të jenë ideal për përforcimet e skuadrave.

Në portë është Kushtrim Mushica. Portieri i njohur prishtinas që ishte dënuar ngë Shqipëri sa ishte pjesë e Bylisit, do t’i kalojë dënimi dhe mund të angazhohet në ndonjë skuadër.

Në mbrojtje janë Armend Thaqi që nuk ka kontratë me Prishtinën. Pastaj vjen Adnan Haxha e Viktor Kuka që të dy ishin te Llapi sezonin e shkuar. Në krahun në anën tjetër është edhe Përparim Islami që është pa kontratë.

Në mesfushë vjen Qëndrim Dautaj, Samir Sahiti, Qëndrim Sejdiu, Petrit Osmani e Egzon Gashi.

Sulmuesi më i mirë pa kontratë është Florim Berbatovci.

Lojtarë të tjerë pa skuadër janë edhe Filonit Shaqiri, Driton Krasniqi, Taulant Dajaku, Getoar Dragusha, Ilir Izamaku, Daut Maxhuni, Gentian Mazrekaj, Alban Shillova e shumë të tjerë.

Ndërsa sa u përket trajnerëve të lirë dhe pa detyrë në këtë listë futen: Bylbyl Sokoli, Genc Hoxha, Arsim Abazi, Valdet Shoshi, Tahir Lushtaku, Erdogan Celina, Fahredin Duraku e Emin Ajvazi./olle/

formacioni 111

 

Loading...