Njazi Kuqi sulmon tre-katër lojtarë kundërshtar (VIDEO)

 Sulmuesi kosovar, Njazi Kuqi i cili luan në Finlandë me ekipin e PK 35 Vantaa është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj ekipit të HIFK në futbollin finlandez.

Kuqi u përfshi në një kacafytje masive me futbollistët kundërshtarë të HIFK-së, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq në minutën e 70-të.

Skuadra e tij Vantaa pësoi një humbje me rezultatin 2-0 në fund të takimit, shkruan Panorama-Sport.