Mërgim Berisha shënon dy golësh në Austri, shikojeni festën e veçantë të tij (VIDEO)

 Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë të Austrisë.

Ai sonte shënoi dy golësh në fitoren 5:1 të Lieferingut ndaj Fac Wien, shkruan Gazeta Olle.

Berisha shënoi nga një gol në secilën pjesë. Të parin e realizoi nga penalltia, kurse të dytin për shifrat 1:4. Pas golit të dytë ai bëri një festë të veçantë. Ai tani ka kaluar në kuotën e 9 golave, duke kryesuar renditjen e top-golashënuesve.

18-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të luajë për Kosovën, Austrinë apo Gjermaninë, nënshtetësinë e të cilëve e mbanë.

Lieferingu i tij prinë bindshëm renditjen, duke shkuar drejt Bundesligës austriake.