Lëndohet Cameron Solomon

Përforcimi i fundit i KB Rahoveci, Cameron Solomon, ka pësuar një lëndim në këmbë gjate stërvitjeve dhe do te mungoi gjatë ndeshjes se nesërme ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Lëndimi sipas rezultateve të para nuk është serioz dhe Cameron se shpejti do te kthehet në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pejës.

Ndërkohë, ndeshja ndaj Trepçës luhet nesër (e shtunë ), prej orës 18:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.