Pas lajmit për largimin nga Kombëtarja, vjen reagimi i parë i Gashit

Pavarësisht lajmeve se janë përplasur Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi dhe se janë larguar përfundimisht nga Kombëtarja, Gashi ka preferuar të flas për tema tjera, derisa pak minuta më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, përmes postimit të tij në Facebook, ka lavdëruar tifozët kuqezi për pritjen që i bënë gjatë ditës së djeshme pas rikthimit nga Franca.

“Faleminderit për një pritje kaq të bukur”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale, duke mos përmendur atë që shkruajnë mediat shqiptare.