Kushtrim Munishi: Nuk kthehem tek Prishtina pa u përmbushur ky kusht

Kushtrim Munishi prej dy ditësh nuk është duke e drejtuar Prishtinën. Trajneri i klubit më të madh në vend që po e kryeson renditjen e Superligës, po i bojkoton stërvitjet shkaku i neglizhencës së kryesisë së klubit.

Ai ka folur eksluzivisht për Gazeta Olle në lidhje me mungesën.

“Është e vërtetë që prej dy ditësh nuk jam duke shkuar në stërvitje. Arsyeja ka të bëjë me neglizhencën e kryesisë për kontratën. I kam njoftuar me shkrim se pa e nënshkruar kontratën nuk mund të kthehem”, deklaroi Munishi për Gazeta Olle.

Ai është i gatshëm të kthehet sa më parë, por vetëm kur kryesia ta përmbush këtë obligim.

Munishi deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje nga klubi.

Nën drejtimin e tij, Prishtina ndodhet e para në renditje me 13 pikë. Të shtunën është mysafire e Feronikelit. /Olle