Kosova nisi përgatitjet, Krasniqi zbulon se kur iu bashkohet ylli më i madh

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian, nën drejtimin e përzgjedhësit Arben Krasniqi.

Në stërvitje mungonte amerikani i natyralizuar, Justin Doellman, që luan me Barcelonën.

“Ekipi është i kompletuar, do të na vijnë edhe tre katër lojtarë. Amrikani Doellman vjen në fund të korrikut, pasi deri në fund të qershorit ka pasur ndeshje në kampionat dhe i duhet paksa rikuperim. Ai do të vije më 27 korrik”, tha Krasniqi për Super Sport, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kosova ndodhet në grup me Ukrainën, Slloveninë dhe Bullgarinë, por paraprakisht do të luajë disa ndeshje miqësore.