Investohen 800 mijë euro në stadiumin “Adem Jashari”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, nënkryetar dhe Eroll Saliun, sekretar.

Ministri Shala i informoi drejtuesit e FFK-së me vendimin e sotshëm të Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë eurosh për projektin “Renovimi i Stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë”. Ndarja e këtyre mjeteve financiare është bërë më qëllim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sportive në këtë stadium, sipas rekomandimeve të FIFA-së dhe UEFA-së, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të realizohet nga kursimet e MKRS-së, njofton MKRS.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se me këtë investim financiar, Qeveria e Kosovës po përgatitë këtë stadium për gara ndërkombëtare në përkim më standardet e kërkuara, në mënyrë që përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadrat tona të mund t’i zhvillojnë sa më parë ndeshjet ndërkombëtare në Mitrovicë.

Po ashtu, ministri Shala dhe drejtuesit e FFK-së u dakorduan që gjitha punët e investimeve në këtë projekt, të koordinohen sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale, në mënyë që punimet të kryhen sa më parë dhe në mënyrë sa më cilësore. /OLLE

federata

ministriiii