Hadërgjonaj: Nuk kemi ardhur të mbrohemi këtu, pësuam nga pesë raste të tyre

Kosova ka humbur ndeshjen e parë pas 16 ndeshjes.

Anglia fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 5-3, shkruan Gazeta Olle.

Valon Berisha (2) dhe Vedat Muriqi shënuan golat e Kosovës sonte.

Pas ndeshjes mbrojtësi Florent Hadërgjonaj tha se Kosova nuk kishte ardhur të mbrohej ndaj Anglisë.

“Nuk kemi ardhur të mbrohemi këtu, i pësuam pesë gola por shënuam tre gola, kjo kundërshtarit tonë nuk i ka ndodhur me vite”.

“Në pjesën e parë patëm disa raste, por ata ishim shumë efikas duke shënuar pesë gola në pesë raste”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne, treguam karakter duke dalë faqebardhë duke e fituar këtë pjesë 2-0”.

“Dua t’i falënderoj tifozët tanë që sot ishin këtu e që ishin fantastik”, përfundoi Hadërgjonaj për Supersport.