Bunjaku: Jemi gati për ndeshjen, ja kush mund ta zëvendësojë Enis Alushin

Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka dalë në konferencën për shtyp, të fundit para ndeshjes me Kroacinë.

Ai tha se Kosova është gati.

“Është një moment i veçantë, ditë me shumë ndjenja për Kosovën, do të luajmë si vendas, ndaj një vendi mik si Kroacia. Mendoj se jemi të gatshëm të përballemi, të shohim edhe momentet më interesante. Do të përballemi me lojtarët ndër më të mirët në botë. Ne jemi ekip i ri, jemi të gatshëm”, deklaroi Bunjaku, raporton Gazeta Olle.

Alushi? “Kemi disa alternativa, Zejnullahu, Meha, Shala, Valon Berisha, varësisht prej kombinimeve se si dëshirojmë të luajmë. Do të mendojmë deri nesër. Fakt që mungesa e disa lojtarëve, veçanërisht Loret Sadiku, nuk është lehtë të i zëvendësosh. Por, mendoj se kemi zëvendësime”.