Albert Bunjaku gëzon Finlandën (FOTO)

 Deklarata e Albert Bunjakut se Përparim Hetemaj ka zgjedhur të vazhdojë të luajë me Finlandën, ka gëzuar mediat e këtij vendi.

‘Yle.fi’, shkruan se Hetemaj do t’i mbetet besnik Përfaqësueses skandinave, pavarësisht se do të mungojë në sfidën e 5 shtatorit me Kosovën.

“Hetemaj më premtoi që nëse zgjedh Kosovën, nuk do të luajë ndaj Finlandës. Por, ai zgjodhi Finlandën dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, citon ‘Yle’, fjalët e Bunjakut, rapoton Gazeta Olle.

heta