Trepça ’89 shkruan historinë, shpallet për herë të parë kampione

Trepça ’89 shkruan historinë. Për herë të parë shpallet kampione e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit e fitojnë këtë trofe pas 28 vitesh formimi. 89-shi sot mundi 2:0 Besën në Pejë, ku pejanët u paraqitën me juniorë, pasi skuadra e parë bojkotoi sfidën.

Otto John shënoi golin e parë në minutnë 45, kurse Muharrem Jashari realizoi super gol në minutnë 89. Lojtarët golin e dytë e festuan me dylbi.

Festa e 89-shit nisi tani, por nuk dihet kur do të përfundojë, shkruan Gazeta Olle.

89-shi arriti në kuotën e 74-pikëve.