Ballistët “dridhin” maqedonët, Vardari vjen me vendim qesharak

Derbi i xhiros së 10-të në elitën e futbollit maqedonas me vendim të skuadrës nga Shkupi, do të luhet pa praninë e tifozëve mysafirë.

KF Vardari përmes një emaili zyrtar ka njoftuar se në takimin e të shtunës në Shkup, nuk do të lejohet prania e tifozëve të Shkëndijës, bënë të ditur Shkëndija, raporton “GazetaOlle.com”.

teteks_shkendija_ballistet_mun

Sipas Vardarit, ky vendim arsyetohet me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale në këtë fundjavë.

 

Nga skuadra shkupjane prononcohen se pretendojnë në këtë mënyrë të shmangin probleme të padëshiruara ndërmjet grupeve të tifozëve, ndërsa apelojnë Shkëndijën, FFM-në dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të respektojnë vendimin e tyre.

ballistet

 

Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në Shkup.

Shkendija-Ballistet-780x439 (1)