Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës dhe Partizanit në ‘Play Off’

Të premten, në Nion të Zvicrës, hidhet shorti i play-off të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Padyshim, ai që u intereson më shumë tifozëve shqiptarë është ky turne i dytë, në të cilin marrin pjesë dy ekipe shqiptare, Partizani dhe Shkëndija e Tetovës.

Shqiptari Agim Ibrahimi shënoi golin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Ai realizoi për Astanan ndaj Celticut.

Si Partizani i kualifikuar në këtë fazë të turneut nëpërmjet pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe Shkëndija e Tetovës, në këtë short do të jenë në vazon e skuadrave të dobëta, pasi janë dy ekipet me koeficientin më të ulët që kanë mbërritur deri këtu. Sigurisht që kjo nënkupton se ata përballë do të kenë ekipe shumë të forta.

Disa nga ekipet e vazos së parë janë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare, pjesëmarrës të rregullt në fazën në grupe të aktiviteteve të UEFA-s, si Shakhtar Donjeck, Olimpiakos, Anderleht, AZ Alkmar, Fenerbahçe, Sparta Pragë, Panathinaikos, etj.

Ndërkaq, përballë mund të jenë edhe ekipe si PAOK-u i Ergys Kaçes apo Karabak i Ansi Agollit, pa harruar këtu edhe Austrinë e Vjenës, e cila ishte vizitore pak javë më parë në vendin tonë, ndërsa eliminoi Kukësin.

Bashkë me dy ekipet shqiptare, në vazon e të dobtëve do të jenë edhe shqiptarët që luajnë te Lokomotiva e Zagrebit, si dhe Istanbul Bashakshehir i Sokol Çikalleshit. /Panorama Sport

shorti

VAZO E EKIPEVE TË FORTA

Shakhtar Donjeck (81.976)

Olimpiakos (70.940)

Anderleht (54.000)

AZ Alkmar (43.612)

Fenerbahçe (40.920)

Sparta Pragë (40.585)

PAOK (37.440)

Genk (36.000)

BATE Borisov (34.000)

St. Etien (26.049)

Gent (25.000)

Kuban Krasnodar (24.216)

Rapid Vjenë (23.520)

Slovan Liberec (22.085)

Maribor (21.625)

Makabi Tel Aviv (20.225)

Austria Vjenë (19.020)

Uest Hem (16.256)

Panathinaikos (14.940)

Midtjylland (14.720)

Sasuolo (14.087)

Karabak (13.475)

shortiii

VAZO E EKIPEVE TË DOBËTA

Rosenborg (12.850)

Astana (12.575)

Astra Giurgiu (11.076)

Hajduk Split (10.755)

Aruka (10.616)

Grasshoper (9.755)

AEK Larnaka (9.435)

Vojvodina (7.925)

Istanbul Bashakshehir (7.920)

Brondbi (7.220)

Ylli i Kuq Beograd (7.175)

Osmanlispor (6.920)

Slavia Pragë (6.585)

IFK Goteborg (6.475)

Dinamo Tbilisi (5.875)

Lokomotiva Zagreb (5.775)

Trençín (5.400)

Gabala (5.225)

Beitar Jeruzalem (4.225)

Sonderjyske (3.720)

Shkëndija Tetovë (2.950)

Partizani (1.575)