“Olle” formacioni i javës në Superligë (FOTO)

Formacioni i javës në Vala Superligë vjen me skemën 4-4-2, ku shumica e futbollistëve ishin vendimtarë në rezultatet e skuadrave të tyre në fundjavë.

Portier – Faton Maloku. Gardiani gjilanas po kthehet në formën e tij më të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe me disa pritje fantastike në ndeshjen me Drenicën.

Mbrojtja – Në dy krahët vendosen Fisnik Papuqi dhe Përparim Osmani të Besës, ndërsa në mes dyshja Armend Dallku i Prishtinës dhe Ahmet Haliti i Feronikelit.

Mesfusha – Konkurrencë e madhe për këtë repart. Në krahë vendosen Meriton Korenica i Lirisë dhe Hasan Hyseni i Trepçës ndërsa në mes, Berat Ahmeti i Gjilanit me Qemail Elshanin e Besës.

Sulmi – Blerand Kurtishaj përsëri u tregua vendimtar për Feronikelin, ndërsa dopietë ndaj Llapit realizoi Fiton Hajdari i Trepçës ’89.

Trajner – Ramiz Krasniqi. Tekniku prishtinas i dha leksion Dritës dhe mori fitoren e dytë radhazi me Lirinë.

FORMACIONI