Historia e largimeve të trajnerëve nga Kosova pas pjesëve të para (FOTO)

Javën e kaluar trajneri Genc Tamniku, është larguar nga Liria e Prizrenit pas pjesës së parë të ndeshjes Liria – Trepça ’89, raporton Gazetaolle.com.

Një gjë e tillë ndodhi për faktin se atij i ndërdyri në formacion drejtori Erxhan Dana.

Por, kjo nuk është risi në futbollin e Kosovës.

Vite më parë, sa e ka drejtuar trajneri Erdogan Celina, Besën e Pejës, në një ndeshje ka dhënë dorëheqje pas pjesës së parë!!!.

Ndodhi kjo në edicionin 2004-05, gjashtë ndeshje para se të mbyllej kampionati.

Në ndeshjen Besa – Prishtina (1:0), pas pjesës së parë ka dhënë dorëheqje trajneri Erdogan Celina. Pjesën e dytë dhe ndeshjet e mbetura të atij edicioni i ka drejtuar trajneri Valdet Shoshi transmeton Gazeta ‘Olle’.

Mirëpo, për të kujtuar se pse e ka marrë Celina një vendim të tillë, gazeta ka provuar që të bisedojë me të në telefon por ai nuk është përgjigjur. Ndryshe, gazeta merr vesh se Celinës i kanë propozuar që të bëjë ndërrime në formacion, dikush nga kryesia, dhe ai nuk ka pranuar dhe është larguar menjëherë me makinë për në qytetin e tij, Prizren.

Celina i cili punon si ndihmës i përzgjedhësit Rafet Prekazi, në Përfaqësuesen e Kosovës U-21, ka principe të forta.

Klubet kosovare shpesh përballen me vonesa të pagave por Celina nuk i duron ato. Nëse pagat parashikohet të merren me datën 1, dhe kalon data, të nesërmen Celina largohet nga klubi…/Olle

tamniku-696x522 erdogan-celina