Mbyllet afati për regjistrimin e sportistëve në ‘RIO 2016’, KOK-u thërret konferencë

Është mbyllur pak minuta më parë afati për regjistrimin e sportistëve në Lojërat Olimpike ‘RIO 2016’, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Kosova.

‘Sonte në orën 23:59 zyrtarisht mbyllet afati për regjistrimin e sportistëve nga mbarë bota që do të marrin pjesë në LO ‘RIO 2016. Se kush jane sportistët nga Kosova dhe në cilat disiplina do të marrin pjesë, do të njiheni nesër në konferencën për media që do te mbahet në ambientet e KOK në orën 11:00’, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Shpresat më të mëdha për të fituar medalje, Kosova i ka tek xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të cilat janë të vetmet që kanë fituar normën olimpike. /Olle