Prishtina përmbysë Dritën dhe fiton Kupën

Prishtina e ka mposhtur Dritën në finalen e madhe të Digitalb Kupës me rezultat të ngushtë 2:1, falë dy golave të Khalid në minutat 70′ dhe 75′, të cilat e zhvleftësuan golin e Qëndrim Sejdiut. 

Më poshtë mund të shihni kronologjikisht gjithçka që ndodhi në 94-minutëshin e finales.

DRITA – PRISHTINA 1:2

90+4′ Mbyllet ndeshja. Prishtina fiton Digitalb Kupën për edicionin 2015/16.

90+3′ Shend Kelmendi del para Halimit, i cili edhe kësaj radhe pret mirë.

90′ Katër minuta shtesë. Prishtina afër fitores.

85′ Drita sulmon, por e ka të vështirë të krijojë raste.

80′ Shabani gjen për mrekulli Armend Kastratin, i cili dështon nga pesë metra.

GOL 76′ Tjetër asistim nga Endrit Krasniqi dhe Khalid shënon përsëri. E pabesueshme kjo që po ndodh. Prishtina në epërsi.

GOL 70′ Khalid barazon rezultatin pas gabimit të Halimit. Tani është 1:1.

63′ Rofeshatë e bukur nga Kreshnik Lushtaku, topi përfundon në shtyllën pingule. Drenicasi tregon që është në fushë në minutën e 63-të.

62′ Gabon Kukaj, Shabani del vetëm me portier por topi largohet nga vija e fundit.

59′ Tjetër pritje nga Halimi, i cili duke e larguar topin e godet Hysenin. Gjakoset ky i fundit, por e vazhdon lojën.

57′ Rasti më i mirë për Prishtinën, Hyseni del para Halimit por ky i fundit pret për mrekulli.

54′ Petrit Osmani gjuan nga distanca, Halimi e devijon topin në korner.

49′ Berat Hyseni rrezikon me kokë, topi ngjitur me pingulen.

47′ Alban Shillova del para portierit Visar Bekaj, ky i fundit pret për mrekulli.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Drita po fiton 1:0 në Prishtinë. 

45+2′ Ndëshkohet edhe Liridon Kukaj. Gashi deri më tani ka dhënë gjashtë karton të verdhë. Shumë për një lojë jo aq agresive si kjo.

45+1′ Tri goditje të prishtinasve brenda zonës, dy bllokohen dhe një shkon jashtë.

43′ Dalje e gabuar e Halimit, Endrit Krasniqi gjuan me kokë por topi përfundon jashtë.

37′ Gjyqtari Bajram Gashi, si gjithmonë e tepron me temperamentin e tij. Ndëshkon Shabanin dhe Erdin Hashanin.

33′ Prishtina i afrohet barazimit me Milovic, por topi shkon jashtë.

GOL 30′ Drita në epërsi. Shënon Qëndrim Sejdiu pas asistimit nga Xhevdet Shabani.

18′ Prishtina i afrohet golit, Betim Halimi pret me mund, topi devijohet nga Begolli dhe del në fundore. Shpëton Drita.

14‘ Drita del rrezikshëm nga e djathta, por reagon në fund Armend Thaçi.

7′ Fat i keq për Shqiprim Kelmendin e mysafirëve. Lëndohet dhe zëvendësohet nga Alban Shillova. Ai del me nga ufsha me lot në sy.

5′ Dominim i lehtë i vendësve. Dy skuadrat luajnë shumë kujdesshëm.

1′ Fillon ndeshja në Prishtinë.

13324077_10209430456261007_1439498440_o 13288582_10209430456301008_804885316_o

Formacionet zyrtare: 

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Milovic, Kukaj, Dumani, Boshnjaku, Krasniqi, Osmani, Begolli, Lushtaku, Hyseni. Trjaner: Fadil Berisha. 

Drita: Drita: Halimi, Berisha, Haliti, Hashani, Byqmeti, Ajdari, Sejdiu, Kelmendi, Shabani, Ramadani, Murati. Trajner: Sadat Pajaziti. 

Gjyqtarë: Gjyqtarë: B. Gashi, D. Preniqi, F. Berisha, F. Tahiri.