Përfundon ndeshja: Ferizaj arrin fitore të lartë ndaj Trepçës 89!

Ferizaj ka shënuar fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në takimin e sotëm ndaj Trepçës 89.

Në fushën me bari sintetikë në Ferizaj, këta të fundit, fituan me rezultatin e lartë 4:0.

Golat për ‘Ujqit’ i shënuan Sadriu, Ajdarevic dhe Dajaku me dy të tjerë.

Gazeta Olle iu sjellë rrjedhën kronologjike të ndeshjes:

IPKO SUPERLIGA – JAVA 22

FERIZAJ 4:0 TREPÇA 89

90’+3 Përfundon ndeshja.

86′ GOOL; Ajdarevic shënon për 4:0, asist fantastik nga Sadriu.

79′ KARTON I KUQ për Rron Statovcin e mysafirëve, i kuqi erdhi pas dy të verdhëve.

66′ GOOL: Edon Sadriu shënon golin e tretë për Ferizajin.

62′ Çfarë shpejtësie nga Edon Sadriu i Ferizajt, i cili më pas godet por shtylla ndal gjuajtjen e tij.

61′ Jashari i 89-shit gjuan, por bllokohet nga Dajaku.

55‘ Mundësi ideale për mysafirët, Statovci dështon nga afër zonës.

51′ GOOL: Ferizaj shënon përsëri, Taulant Dajaku dyfishon epërsinë.

47‘ Lëndohet futbollisti mysafirë Cmajcanin i cili del nga loja, në vend të tij Berat Ahmeti.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Përfundon pjesa e parë.

43‘ Shënon Arb Manaj por goli i tij u anulua pasi ishte në pozitë jashtë loje.

40‘ T’89 rrezikon me një goditje nga Jashari, por mbi portën e Ferizajt.

31′ Mundësi e mirë për skuadrën mysafire, por që u treguan të pakujdesshëm pas daljes së portierit të Ferizajt.

20‘ Ndalet aksioni i Trepçës 89 pasi dikush në tribuna fëshkëllen duke ndalur Arb Manajn i cili ishte në rast të mirë shënimi.

15′ Trepça 89 rrëmben iniciativën në fushë, por ende pa asnjë rast që prej golit të pësuar.

10′ GOOL: Taulant Dajaku shënon nga penalltia.

9‘ Albin Krasniqi i Ferizajt fiton një penallti, pas ndërhyrjes së Loxhajt.

6′ Tenton me kokë Kaqiku i mysafirëve, por mbi portën e Ferizajt.

5′ SHTYLLA shpëton skuadrën e Ferizajt, Leart Emini gjuan me të parën, por me fat ishin ‘Ujqit’.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Kaçiu, Çerkini, Hyseni, Bardhi, Kuka, Asani, Dajaku, Shaqiri, Krasniqi, Gashi, Sadriu.

Trepça 89: Loxha, Kaqiku, Emini, Manaj, Muja, Jashari, Statovci, Shermeti, Pira, Cmajcanin, Muja.

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatlum Jashari, Alban Ejupi, Gramos Shala.

Stadiumi: Fusha me bari sintentikë, Ferizaj.