Vendasit nuk lëshojnë pikë

Feronikeli ka shënuar fitore në Drenas ndaj Vushtrrisë me rezultat 1:0.

Me të njëjtat shifra (1:0), edhe Drenica e mundi Prishtinën sikurse Istogu, Besën e Pejës (1:0). /Olle

Feronikeli – Vushtrria 1:0

Mbyllet ndeshja, fiton Feronikeli 

89′ Lojë e huapur, edhe pak sekonda lojë.

74′ Egzon Feka i Vushtrrisë provon nga ‘himalajet’ (35 metra), topi shkon pranë portës së Flamur Nezirit.

72′ Feronikeli e tenton edhe golin e dytë. Hoti harkon nga këndi, Limani godet me kokë, topi shkon jashtë.

69′ Vushtrria tenton përmes Bajram Zuqakut që provon me goditje gërshërë, gjithsesi, topi shkon pak jashtë porës së portierit vendas, Flamur Neziri.

GOL: 53′ Feronikeli kalon në epërsi. Mevlan Zeka harkon, Mendurim Hoti shënon me kokë.

51′ Markn Milicaj i Feronikelit e huq penalltinë.

50′ Penallti për Feronikelin. Gazmend Ahmeti i Vushtrrisë luajti me dorë.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

33′ Feronikeli kërkon penallti, Mavlan Zeka futet në zonë, rrëzohet nga një mbrojtës mysafir, hesht gjyqtari.

20′ Feronikeli po dominon në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, por nuk ka gol.

2′ Dron mbi stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, sikurse në ndeshjen Serbi  – Shqipëri.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Neziri, Thaqi, Shala, Limani, Doshlaku, Milicaj, Shabani, Bardhi, Hoti, Zeka, Eminhaziri. Trajner: Afrim Tovërlani.

Vushtrria: Beqiri, Pasoma, Izmaku, Pantina, G.Ahmeti, Maxhuni, Traore, Halimi. Feka, Prishtina, Havolli. Tranjer: Rizvan Bejtullahu.

Gjyqtarë:  M. Bejtullahu, E. Zeqiri, B. Rama, T. Maloku.

 

Drenica – Prishtina 1:0

Mbyllet ndeshja, fiton Drenica 

90′ Drenica po sulmon, edhe pak sekonda lojë.

80′ Drenica assesi të dorëzohet, po e ruan rezultatin për mrekulli, mirëpo po e kërkon edhe golin e dytë.

69′ Prishtina mbetet me 10-të futbollistë në fushë. Sulmuesi Shend Kelmendi përjashtohet me kartonë të kuq pasofendimeve në gjyqtarin Bajram Gashi.

GOL: 56′ Drenica kalon në epërsi. Gol të bukur realizon sulmuesi Granit Arifaj.

60′ Lojë e hapur në stadiumin ‘Bajram Aliu’, por mbetet ende nuk ka gol.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë 

39′ Prishtina provon përmes mbrojtësit Armend Thaqi, gjuan nbga 15 metra, topi përfundon në shtyllë.

33′ Prishtina provon, kapiteni Sami Geci gabon në mbrojtje, topin ia vjedh Labinot Osmani, provon me një goditje, mirëpo nuk ka gol.

26′ Drenica rrezikon, Kastriot Mehmeti harkon, Granit Arifaj gjendet mirë në zonë, por nuk ka gol.

14′ Prishtina rrezikon përmes sulmuesve Labinot Osmani e Dren Gashi, por kot.

7′ Hysen Tahiri (Drenica) harkon, Kastriot Mehmeti, godet me kokë, shpëton portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Drenica:Ymeri, Musa, Mehmeti, Geci, Maloku, Thaqi, Syla, Osmani,Tahiri, Rexhaj, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, G. Osmani, Miloviq, Kukaj, Boshnjaku, P. Osmani, Dajaku, Gashi, L. Osmani. Trajner: Sami Sermaxhaj.

Gjyqtarë: B. Gashi, J. Musolli, I. Kabashi, I. Cerraviku.

 

Istogu -Besa 1:0

Mbyllet ndeshja, fiton Istogu 

90′ Istogu e kërkon edhe golin e dytë, Fetahu harkon nga e djathta, Hoxha gjuan por nuk ka gol.

85′ Istogu pranë fitores, edhe pak minuta lojë.

77′ Raste në të dyja anët, por nuk ka ndryshim rezultati.

56′  Nuk ka ndryshim rezultati në Istog, mbetet 1:0.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 43′ Istogu kalon në epërsi, përmes golit të Arbër Hoxha nga 20 metra. Eurogol në Istog/

31′ Aktori i madh i humorit, Vedat Bajrami, ndodhet në stadium. Ai po i përcjellë lojtarët kongolezë të sjell në Kosovë, te skuadra e Istogut.

30′ Mbetet pa gola në stadiumin ‘Demush Mavraj’.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Istogu: Hajriza, Kuqi, Cacaj, Shabanaj, Rama, K. Gashi, F. Gashi, D. Gashi, Duraku, Hemedi, Hoxha. Trajner: Genc Hoxha.

Besa: Bytyqi, Fi. Papuqi, Damjanoviq, Osmani, Qorraj, Sheqerolli, Hysenaj, Mulaj, Krahoda, Gashi, Kuqi. Trajner: Arbnor Morina.

Gjyqtarë: M. Jahmurataj, S. Berisha, M. Berisha, A. Tahiri.