Operohet Geotar Dragusha, ka disa fjalë pas operimit (FOTO)

Ish mesfushori i Llapit, Getoar Dragusha, sot është operuar me sukses në nyjej të  këmbës.

Djaloshi prishtinas që ditë më parë shpërtheu me akuza për skuadrën e Llapit, pasi këta të fundit nuk i kanë paguar as rrogat e lerë më lëndimin.

Ai me përkrahjen e familjes sot është futur në operim dhe e ka kaluar me sukses.

“Fal Zotit operimi u kry me sukses. Faleminderit per perkrahjen do te rikthehem ma i fort se kurr”, ka shkruar Dragusha në facebook.

Ai këtë vit ka shënuar katër herë për Llapin. /olle/

dragusha