10 Gjërat që duhet t’i dini për edicionin e ri të Superligës

Superliga fillon sot me edicionin e saj 2015/2016, kurse Gazeta Olle ka përgatitur 10 gjërat që duhet t’i dinë adhuruesit e Superligës.

  1. Skuadra me stadiumin më të madh në vend, Trepça, nuk do të jetë pjesë e Superligës pas nëntë vitesh. Stadiumi i saj është ‘Adem Jashari’.
  1. Prishtina rrezikon për herë të parë pas një kohe të gjatë të mos ketë transmetim televiziv, pasi duket se nuk ka gjetur marrëveshjen me ndonjërën nga televizionet tona.
  1. Pas tri vitesh rikthehet derbi i rivalëve vendor, Drita – Gjilani
  1. Për herë të parë do të luajë një lojtar malazez tek klubi më i madh në vend, Prishtina, që nga pas lufta. Është ky Millosh Millojeviq. Tek Prishtina janë për herë të parë edhe dy koreanë.
  1. Pas pesë vitesh nuk do të zhvillohet derbi i rivalëve mitrovicas, Trepça – Trepça ’89.
  1. Llapi do të luajë në Superligë pas 10 vitesh.
  1. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, për herë të parë do të drejtojë skuadër në elitën e futbollit kosovar.
  1. Për herë të parë në një skuadër do të luajë dy prej lojtarëve më të mirë në futbollin kosovar në 7-8 vitet e fundit, Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi. Ata luajnë tek Feronikeli.
  1. Sipas FFK-së, skuadrat më të suksesshme do të garojnë në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.
  1. FC Vushtrria do të quhet klubi i Kosovës së Vushtrrisë.