1 vit me “Fadil Vokrrin” e ri: Kosova e pamposhtur në të

Sot janë bërë një vit që nga inaugurimi i stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ishte ndeshja e Superkupës, Drita – Prishtina, e para e zhvilluar në tapetin e ri, shkruan GazetaOlle.

Në stadiumin e ri, punimet kishin zgjatur rreth 2 vite, ku ishin investuar afro 10 milionë euro nga Komuna e Prishtinës dhe shteti.

Gjithsesi vlen të përmendet se Kosova në këtë stadium nuk ka dalë as një herë kokulur, pasi që në pesë ndeshje ka tri fitore dhe dy barazime.

/GazetaOlle