1 pikë në 28 ndeshje: Trajneri Dragusha tregon a marrin paga futbollistët e KEK-ut

Trajneri i KF KEK-ut, Alban Dragusha, është shprehur se skuadra e tij nuk do të dorëzohet deri në fund për të arritur një fitore.

Dragusha i ftuar në emisionin “Arena Sportiv” ka thënë se skuadra e tij mund t’i dëmtojmë klubet që po luftojnë për mbijetesë.

Ai po ashtu ka shtuar se gjendja ekonomike e KEK-ut është shumë stabile, raporton Insporti.com.

“Komuna nuk i jep asnjë ndihmë klubit të KEK-ut, po ashtu as nga korporata “KEK”. Të gjitha fondet janë personale të presidentit të klubit, Besnik Mjeku. Asnjë lojtarë nuk ka probleme me paga, të gjithë i marrin me kohë, është për çdo lavdatë puna e Mjekut”, deklaroi trajneri Dragusha.

KEK-u nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës.