​UEFA e sqaron vendimin për penalltinë e Man Utd kundër PSG

Pas ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka publikuar një njoftim, ku i ka sqaruar të gjitha incidentet kontroverse në lidhje me gjyqtarët dhe VAR-in, përfshirë këtu golin e Manchester Unitedit kundër PSG.

Gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes, pasi një goditje e Diogo Dalotit u ndal nga krahu i Presnel Kimpembe. Ky incident u shqyrtua edhe nga VAR-i.

“VAR-i, pas e shikoi incidentin nga disa kënde të ndryshme, i rekomandoi gjyqtarit ta shikojë videon edhe vetë dhe të vendosë nëse do ta akordojë penalltinë apo jo”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA.

“Duke pasur parasysh që gjyqtari nuk e pa incidentin gjatë lojës (që në protokollin e VAR-it njihet si incident serioz i lënë anash), ai e rishikoi atë në fushë”.

“Pas rishikimit, gjyqtari e konfirmoi se distanca që topi e kaloi pasi u godit nga lojtari i Manchester Unitedit nuk ishte i shkurtë dhe për këtë arsye ndikimi nuk mund të ishte i papritur. Dora e mbrojtësit nuk ishte afër trupit të tij. Ai e bëri trupin e tij më të madh dhe rezultoi që topi të devijohej nga drejtimi në portë”.

“Për këto arsye, gjyqtari e dha një penallti. Të gjitha vendimet e lartpërmendura janë në pajtueshmëri me protokollin e VAR-it”.