​Sigal Prishtina e mbyll me fitore fazën përgatitore përball Rilskit

Sigal Prishtina e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në Bullgari përballë Rilski Sportis

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, Sigal Prishtina e ka mposhtur skuadrën Rilski Sportis me rezultat 81:79 duke e mbyllur me fitore fazën përgatitore në Bullgari.

Pas kësaj fitoreje prishtinasit pritet të kthehen ditën e enjte në kryeqytet ku të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të SuperKupës së Kosovës përballë Pejës.