​Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Gjermanisë

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar një vend në çerekfinalet e Grand Slamit të Dusseldorfit, në Gjermani.

Majlindja e mposhti, në rundin e tretë, xhudisten braziliane, Eleudis Valentim, me ippon, në kategorinë e peshave -52 kilogramëshe, përcjell GazetaOlle.

Në rundin e dytë, kosovarja e mposhti xhudisten gjermane, Verna Thumm, po ashtu me ippon, ndërsa e kaloi rrethin e parë pa luftë.

Në çerekfinale, Majlinda do të përballet me xhudisten koreane, Bokyeong Jeong. /GazetaOlle/