Peja mund Bashkimin, 2:1

KB Peja ka shënuar fitore të lehtë në ndeshjen e tretë të garave të Play Off-it, ndaj skuadrës prizrenase Bashkimi, të cilën e deklasoi me rezultat 58-94 në ‘Sezai Surroi’, për të kaluar në epërsi në serinë gjysmë finale 2-1, derisa do të tentojë kualifikimin për në finale para adhuruesve pejan gjatë mesjavës.

Peja që nga fillimi i takimit ishte dominuese përballë Bashkimit dhe në pushim shkoi me epërsi 26-41, derisa ndeshjen e mbylli me +36 pikë dallim.